fbpx

Me paratë e faturës së rrymës, blemë qirinjtë!

Dhe fap trokiti dhjetori me surprizat e tij, në shtetin tonë. Këtë vit shteti jonë më ngjante si ato familjet që ndonjëherë rastësisht u ndalon ndonjë mysafir, por nuk kanë se çka tu servojnë! Por ama ndryshe nga shteti, familjarët bëjnë-ç’bëjnë e blejnë një lëng apo edhe vetëm disa karamele, saqë mos turpërohen me mysafirin e paftuar!

Festat po afronin, dhe gëzimi shtohej. Prindërit që kishin fëmijët jashtë, nuk ju pritej deri sa të vinin pushimet, dhe ata të mund të takoheshin me fëmijët e tyre, dhe festat e fund-vitit ti kalonin bashkërisht, nën shoqërinë e gëzimit dhe lumturisë që atyre ditëve të ftohta të ngrohej zemra nga ribashkimet familjare!

Dy javët e fundit të dhjetorit, Struga me rrethin filloi të gjallërohej. Shumica që jetojnë jashtë vendit, u kthyen.. “Lum si ne„ mendonin ata! Kishte disa që thonin, këtë pushim do ta kaloj vetëm duke vizituar të afërmit e mi.. Disa organizonin mbrëmjen e ndërrimit të viteve, plotë lumturi.. Po pra, se do e festonin bashkërisht!

Dhe magjia filloi…

Bora e parë..

Uouu fiks për atmosferën e festave!

Të them të drejtën, faktin që binte borë jashtë, e mësova nga Facebook-u.. Edhe Mark Zuckerberg me siguri e ka mësuar se si i thonë dëborës në shqip!

-Bora filloi por nuk kishte të ndalur, rrugët si ato urbane edhe ato rurale nuk ishte se kishin ndonjë dallim të madh.. Në fakt nuk kishin asnjë dallim! Të gjitha të mbuluara me dëborë.. As edhe një ndërhyrje. Dikush e pastronte vullnetarisht, e dikush që vetëm e vetëm mos bllokohej rruga tërësisht!

Dimri siç dukej e kishte marrë seriozisht misionin e tij, bënte aq ftohtë saqë edhe të sëmureshe nuk kishe faj sepse, koha ishte e tillë.. Por ama seç të kapte një frikë e tmerrshme të sëmureshe ato ditë!! Edhe frikën e arsyetoja, sepse nuk kishe mundësi të shprehje vullnet për të shkuar në spital e të vizitoheshe, apo edhe më e thjeshta: ore nuk drejtoheshe dhe në farmaci, e gjithë kjo se rrugët ishin të gjitha të lëna në dorën e fatit!! Qeveria jonë mbase nuk e di këtë që, çdo gjë që e jep Zoti nuk është e thënë se duhet ta marrë Ai! Pra ky ligj është vetëm për shpirtin e njeriut, moj e dashur qeveri „neveri“!

E kështu pra.. Bora ra se e kish kohën.. Por me rrymën c’patën?!

Të ikë rryma me disa ditë të tëra, kjo e pa bërë vetëm tek ne u pa dhe u bë..

Mos kishe uj për të pirë barnat, vetëm këtu u pa dhe u bë!

Eh vendlindje, çdo bësh do kthehesh se këtu ke ata për të cilët zemra të rri hi edhe në mes të oqeaneve. Të merr malli për përqafimin e tyre, buzëqeshjet pa arsye, dhe fjalët plotë kuptim.. Por këtë pushim shumicës i erdhi keq që u kthyen!

Sepse brenda ditës i panë familjarët, natën s’kishe drita! U kthyem në kohën e qirinjve të Naimit!

Ironia e gjithë kësaj: numri i qirinjve mbaroi !! Në asnjë shitore nuk gjeje më dot.. Sepse nuk ishin një apo dy ditë. Ishin javë të tëra, fshatra dhe shtëpi të tëra pa rrym!

Filluam të festojmë me shpresën se do vinte rryma.. Por në fakt më shpejtën erdhën faturat për ta paguar atë, sesa vetë ajo!

Shuma për pagesë ishte barabartë me muajin e nëntorit që unë pata shfrytëzuar rrymën pa ndaluar fare, ndërsa këtë të dhjetorit nuk e kuptoj kë quajtën të djegësh rrym?!

-Aha mbase, flakët e qirinjve!!!

Ore ku jetojmë ne?!

S’ke ç’bën, nuk thonë kot „ky fat na ra“..

Por një gjë e di me siguri.. Se me parat e faturës së rrymës, blemë qirinjtë!

Tags

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button
Close