Ndryshimet kushtetuese para parlamentit, pa debat të mirëfilltë dhe në kohë krize politike

Pas shtyrjes disa mujore të amendamenteve kushtetuese ata të martën do të jenë para deputetëve. Ndryshimet kushtetuese kanë hyrë në fazën e fundit para miratimit përfundimtar. Qeveria ka paraqitur 8 propozim amendamentet me nuanca të ndryshimeve duke inkorporuar vetëm një pjesë të Komisionit të Venecias, debatit publik, ekspertëve dhe Shoqatave joqeveritare.

Ekspertët paralajmërojnë se ndryshimet kushtetuese ndodhin në kohën kur në Maqedoni ekziston krizë politike në kohën kur në parlament mungon partia më e madhe opozitare.

Ish deputeti dhe analisti ekonomik Sllobodan Najdovski thotë se sikur u mësuam së te nuk ka nevojë për debate, jo vetëm për ndryshimet kushtetuese, por për shumë ndryshime ligjore që ndodhin kohën e fundit dhe po futemi thellë në një gjendje ku demokracia është një imagjinatë për Maqedoninë, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Komisioni evropian tërhoqi vërejtjen se nuk ka sqarime të sakta për amendamentet dhe se nuk ekziston analizë për gjendjen aktuale.

Profesori i së drejtës kushtetuese Osman Kadriu, thotë se nuk ka nevojë për një rregullim të tillë të kurorës.

“Kurora është definuar si lidhja në mes mashkullit dhe gruas dhe tash nuk ka nevojë të potencohet një rregullim i sekt ligjor”, thotë Kadriu.

Deputetët e PDSH-së në mbledhjen e fundit të Komisionit kushtetues ishin decid se nuk do të përkrahin këtë amendament për shkak se është i panevojshëm.

Analisti Alajadin Demiri thotë se i gjithë diskutimi i zhurmshëm rreth dominimit kushtetues të kurorës është vetëm de fokusim i opinionit.

“Qeveria mundohet që të tërheqë vëmendjen e qytetarëve për do gjëra që nuk janë të rëndësishme. Kjo tani po bëhet metodë e VMRO-DPMNE sa herë që ka momente krize të de fokusojë vëmendjen në disa punë tjera”, thotë Alajdin Demiri.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button