Për ndërtimin e shatërvanit të ri mbyllet me rrethoja gjithë qendra e Shkupit

Edhe pse ende nuk ka përfunduar faza e parë e ndërtimit hapësirës nga Ura e Gurit deri të përmendorja e Aleksandërit, qyteti I Shkupit vendosi që të ngritë rrethoja edhe në pjesën tjetër të qendrës “Maqedonia” për realizimin e fazës së dytë të projektit.

Nga dje është mbyllur e gjithë hapësira rreth përmendores së Aleksandrit ku është paraparë të realizohet mozaik. Në vendin e ndërtimit në mënyrë aktive punojnë ekipet e firmës ndërtimore “Transmet” e cila për shumën prej 1.2 milion euro duhet të realizojë shatërvan të ri dhe të zëvendësoj pllakat e tanishme prej graniti që janë vendosur para 10 viteve. Në fazën e parë është punuar në instalimin e rrjetit nëntokësor të kanalizimit ndërsa në periudhën e ardhshme parashihet realizimi i fazave tjera të ndërtimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button