Baronesa D’Souza, për vizitë zyrtare në Maqedoni

Për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë sot dhe nesër do të qëndrojë baronesha Frances D’Souza, lorde, spikere e Dhomës së lartë të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut. Baronesha D’Souza sot do të takohet me kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski, me ftesë të të cilit ndodhet për vizitë në vend.

Më pas ajo do të flasë para deputetëve. Në Kuvend do të realizojë takim edhe me kryetaren e grupit të deputetëve për bashkëpunim me Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, Ermira Mehmeti dhe me anëtarët e tij.

Gjatë vizitës zyrtare, baronesha D’Souza në qeveri do të realizojë takim me zëvendëskryeministrat Fatmir Besimi dhe Vlladimir Peshevski dhe me ministren e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska. Do të flasë edhe me liderin e LSDM-së opozitare, ndërkaq do të takohet edhe me përfaqësues të shoqërisë civile. Baronesha D’Souza do ta vizitojë edhe Tetovën, ku nikoqire e saj do të jetë kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi. 

Lajme të ngjashme

Back to top button