Strugë, BDI drejt zgjedhjeve të degës

Brenda disa ditëve me shumë gjasë do të dihet data se kur do të zhvillohet Kuvendi i degës së BDI-së në Strugë. Burime të “Strugalajm” nga Këshilli për organizim të zgjedhjeve në degën e BDI-së në Strugë konfirmojnë se tashmë gjithçka është gati për caktimin e ditës së Kuvendit të degës së BDI-së në Strugë.

Sipas këtyre burimeve ky organ tashmë e ka në plan të zhvilloj takimin e radhës ku pritet të caktohet data e zhvillimit të Kuvendit e cila me shumë gjasa nuk do të jetë më e largët se java e ardhshme.
Sipas burimeve nga ky organ do të jetë lideri i partisë Ali Ahmeti i cili përveç se do të jetë prezentë në ditën e Kuvendit të degës do të ketë një rol vendimtar edhe në ecurinë e tij, kjo edhe si rezultati i fuqisë statutore që atij i është ngarkuar në proceset e brendshme zgjedhore partiake. Aktualisht kjo degë drejtohet nga ish kryetari i komunës së Strugës Ramiz Merko, derisa spekulohet edhe për disa emra tjertë si pretendentë për këtë post.

Lajme të ngjashme

Back to top button