“The Guardian”: Aktgjykimi i Kezharovskit i turpshëm dhe i pa merituar

Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit për dënimin dy vite burg për gazetarin Tomisllav Kezharovski, i cili parmbrëmë hyri në fuqi, kur Kezharovski me urgjencë u dërgua nga burgu shtëpiak në burgun “Shkup”, ngjalli interesin e mediave evropiane, gazeta londineze “Gardian” publikoi një artikull të tërë për rastin në fjalë.

Gazeta e njohur britanike shkruan për reagimet e organizatave për liri të mediave dhe shoqatave të gazetarëve, në të cilat fuqishëm dënohet vendimi i gjyqit.

“Aktgjykim absurd i një vendi kandidat për anëtarësim në BE”, e transmeton gazeta deklaratën zëdhënësit të organizatës “Reporterë pa kufij” , Kritsian Mir, në të cilën thuhet se i vetmi faj i Kezharosikit është se ka treguar mangësitë e qeverisë dhe gjyqësisë maqedonase”.

Në një ton të ngjashëm dënues dhe kritik është edhe deklarata e Zhim Bumeljas, kryetarit të Federatës internacionale të Gazetarëve, i cili thotë: Kezharovski është gazetar i pafajshëm, i cili nuk duhet të jetë në burg, sepse ka bërë detyrën e tij. Vendimi gjyqësor është i turpshëm dhe kërkojmë lirimin e tij të menjëhershëm”.

Përveç reagimeve të shoqatave dhe organizatave të gazetarëve, ndër të cilat edhe deklarata e kryetarit të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (ShGM), Naser Selmani, dhe deklarata e Tamara e Çausidis nga Sindikata e Gazetarëve, “The Guardian” në një pjesë të tekstit theksohet se në mesin e gazetarëve të Maqedonisë ka dyshime se për arrestimin e Kezharovskit ka shkaqe dhe rrethana të tjera.

Edhe përfaqësuesja e lartë e OSBE-së për lirinë e mediumeve, Dunja Mijatoviq, dënoi mbylljen e gazetarit dhe thirri autoritet e vendit urgjent të lirojnë Kezahrovskin dhe të respektojnë zërat e lirë dhe kritik.Ajo që Kezharovski sërish i merret liria është e papranueshme.

“Unë gjithmonë e njihja dhe theksoja rëndësinë e sundimit të së drejtës dhe punën e gjyqësisë, por ky vendim dhe arrestimi i djeshëm me urgjencë, janë shumë zhgënjyese dhe me raport joproporcional. Mbyllja e gazetarëve për atë që do të thonë ose shkruajnë për një demokraci është e papranueshme. Burgosja e gazetarit Tomisllav Kezharovskit është presedan i rrezikshëm i lirisë së mediumeve dhe gazetarëve hulumtues. Është koha e fundit që autoritet e Maqedonisë të ulin presionet ndaj mediave dhe të respektojnë respektojnë zërin e lirë dhe kritik . Kezharovski duhet urgjentisht të lirohet” thotë Mijatoviq.

Lajme të ngjashme

Back to top button