Trajanov: Shërbimet duhet t’i parandalojnë xhihadistët

“Nuk duhet diçka të ndodh, e pastaj të reagojmë. Bashkësitë fetare, partitë politike, institucionet, sektori civil duhet ë punojnë në rikthimin e xhihadistëve nga aksionet eventuale. Jashtëzakonisht është e rëndësishme janë edhe aktivitet, në planin parandalues, shërbimet e inteligjencës dhe ato të kundërzbulimit, në grumbullimin informacioneve dhe në bashkëpunim me të gjitha shërbimet e fuqishme evropiane dhe botërore të rajonit”, thotë për “Metën”, Pavle Trajanovi, deputet dhe ish ministër i punëve të brendshme.

Vet fakti se qytetarët e Maqedonisë luftojnë në anën e Shtetit Islamik (ShI) në Lindjen e Afërme, qartë flet se edhe Maqedonia nuk është e kursyer nga rreziku i aktivizimit të tyre. Celulat terroriste këtyre janë shënjestër e aksioneve kundër terrorizmit në vendet e Bashkimit Evropian.

Sipas Trajnaovit, vlersimet aktuale janë se afro një qind shtetas të Maqedonisë marrin pjesë në aksionet luftarake në Siri dhe Irak, në radhët e ShI dhe janë të përfshirë në krimet e organizatës.

– Dhjetëra prej tyre humbën jetën, kurse një pjesë e tyre janë kthyer në Maqedoni se e a do të veprojnë ose jo këtë askush nuk mund ta thotë, mirëpo me vet faktin që ata kanë qenë pjesë e strukturave radikale, do të thotë se kanë lidhje me strukturat terroriste, pra kanë lidhje edhe me organizatat terroriste dhe mund të marrin instruksione edhe këtu të aktivizohen e kjo do të se kemi problem sigurie- thotë Trajanov.

Sipas tij, ne si shtet duhet të jemi shumë të vëmendshëm dhe të orientuar në të cilat duhet të përfshihet i gjithë vendi, para se gjithash për aksionet potenciale terroriste.

– Shkuarja e disa shtetasve të Maqedonisë në vatrat luftarake në Siri dhe Irak, si luftëtar të ShI, për herë të parë është regjistruar në vitin 2012 dhe deri më tani në luftërat e këtij fronti nga vendi jonë kanë humbur jetën afro 15 persona- para një muaji deklaroi ministrja e punëve të brendshme, Gordana Jankullovska në forumin e ministrave për punë të brendshme dhe të drejtësisë BE- Ballkani Perëndimor, që u mbajt në Beograd, tema e së cilit ishte rreziku nga luftëtarët terrorist në Siri dhe Irak.

Lajme të ngjashme

Back to top button