Shabani merr timonin e shkupjanëve

Nga e marta KF Shkupi ka ndryshuar trajnerin, pasi që ditë më parë është larguar trajneri Visar Ganiu, i cili këtë vendim ka marrë pas dsifatës së fundit në fushë të vetë nga KF Vrapçishti.

Në periudhën e fundit, sa Shkupi luajti në Ligën e dytë nën urdhërat e Ganiut, nga 7 ndeshje ka shënuar vetë tri fitore dhe ka pësuar katër disfata, që i kanë kushtuar shtrenjë trajnerit që me Shkupin ishte së bashku edhe në garat e Ligës së Tretë.

Por nga KF Shkupi kanë reaguar shum shpejtë, duke sjellë në këtë post strategun e mirënjohur shqiptar, Nexhat Shabani i cili është i mishëruar me këtë skuadër.

Ndeshjen e radhës Shkupi e luan në fushë musafire, kur do të ketë përballë futbollistët e Novacit të cilët janë në pjesën e poshtme të tabelës. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button