Qesharake: Ja kë e fajësojnë kinezët për ajrin e ndotur

Një zyrtar mjedisor në Kinë ka deklaruar se për ajrin e ndotur në qytetin e Dazhout, në provincën e Siçuanit, duhet të fajësohet proshuta.

Rao Bing, zëvendëshsef i zyrës për mbrojtjen e mjedisit në Dazhou ka thënë se “smogu i vazhdueshëm” në qytet që nga fillimi i janarit është pasojë e dashurisë së vendasve ndaj proshutës së tymosur, transmeton Gazeta Tribuna.

Komentet e Raos kanë shtyrë zyrtarët e menaxhimit urban që të “bastisin dhe të mbyllin me dhunë” fabrikat e proshutës, ka raportuar agjencia e lajmeve Xinhua.

Përderisa veriorët zakonisht shërbejnë brumëra për Vitin e Ri Kinez, salsiçet dhe proshuta janë pjesë e përgatitjes së shumicës së familjeve jugore për festivalin hënor, që këtë vit shënohet më 19 shkurt.

Masa e ashpër ndaj proshutës zor se do të prodhojë rezultate, sipas një organizate joqeveritare që ka kryer një hulumtim për prodhimin e proshutës. “Proshuta e tymosur ka shumë pak ndikim në PM2.5″, ka shpjeguar një vullnetar, duke iu referuar formës më të dëmshme të grimcave të pluhurit në ajër.

Lajme të ngjashme

Back to top button