Profil / Rrezarta Shkurta, këngëtarja që fshihej pas Drogës (FOTO)

Thuhet se pas çdo burri të suksesshëm qëndron një grua. Po po ashtu mund të thuhet se pas dështimit të një mashkulli, qëndron femra që është në krah të tij. Kjo shprehje do ti shkonte më së miri, këngëtares Rrezarta Shkurta, gruas që prej gati 7 vjetësh ndan jetën me nipin e Enver Hoxhës, Ermalin. Tani kur mediat po e anatemojnë atë duke e paraqitur herë si financuesin e operacionit të drogës dhe herë si mbikqyrësin e dy kolumbianëve të grupit, Rezarta është shndërruar në një barrë të rëndë, për bashkëshortin që ka në burg. Një gazetë boton foton e saj ektravagante, mbi një veturë Ferrari. Një tjetër postimet e saj nga Kina, ku dy vajza të verdha, kokëulura, përgatisin një vaskë me qumësh dhe me petale trendafili, pikërisht për atë, Rezartën. Këto kapriço, të vajzës që në 2008 u bë e njohur në skenë me këngën « Kapriçoza », shumëkush po i paraqet sot si prova të jetës së çmendur që çifti arrinte të siguronte përmes trafiqeve. Madje disa shkojnë edhe më tej, supozojnë se ka qenë pikërisht përulja dhe kompleksi për të kënaqur çdo tekë të këngëtares së harbuar, që e shtynë nipin e Enver Hoxhës ti futej rrugës plot risqe të kokainës : « ehhhh, nuk mbahen kollaj këto lloj femrash, që duan Ferrari dhe vaskëme qumësht» thonë nën zë.

2

Ermali m’i plotëson të gjitha tekat, ne të dy jemi një çift i çmendur » deklaronte në një intervistë në korrik të vitit 2008, këngëtarja. Atëhere ajo nuk kish më shumë se tre vjet njohje me Ermalin dhe planifikonte një dasëm madhështore, « në bordin e një anijeje që do të zinte gjithë miqtë e saj në mes të detit (korrik 2008)».

Ata ishin njohur rastësisht sipas tregimit të vetë Rezartës. Një ditë vere në vitin 2007, në vend që të shpërthenin në sherr mes tyre, pas një përplasjeje me makinë në sheshin Nënë Tereza, kur kishin dalë nga veturat përkatëse, kish ndodhur një dashuri me shikim të parë. Krejt si nëpër filma. Ose krejt siç i përlqen ta ëndërrojë Rezartës.

Miq të e saj e përshkruajnë atë në kufijtë e një mitomaneje që kërkon një jetë shumë më irreale sesa mundësitë që ka për ta bërë në të vërtetë. “Ajo hiqet njëkohësisht si këngëtare, modele, fotografe apo piktore, pa qenë plotësisht asgjë nga këto” thotë një i afërt. “Eshtë mania e një brezi që u rrit pas viteve të trazuara ’90, që nuk di se çfarë do dhe çfarë kërkon. Që pret suksesin me çdo kusht, pa punuar për të. Është një brez tek i cili mungon hierarkia e vlerave dhe ku më shumë sesa përpjekja për ndërtimin e një personaliteti, qëndron dëshira për tu shfaqur” thotë një sociolog i konsultuar nga Lapsi.al, për këtë rast.

Dhe dëshira për tu shfaqur ka qenë gjithnjë prezente tek Rezarta Shkurta. Disa edhe martesën e saj me nipin e ish diktatorit e shohin në këtë linjë. Madje ata që e njohin nënvizojnë se megjithëse familja e të shoqit nuk e ka afruar kurrë, ajo nuk ka lënë akrobaci pa bërë, për tu hequr si pjesë e familjes Hoxha. Që gusht të vitit 2008, pra kur kishte jo shume kohë më Ermalin ajo deklaronte në një intervistë se nëse do të ishte për 24 orë gruaja e Sali Berishës (atëhere kryeministër): “Do të shkoja dhe të vendosja lule në varrin e Enver Hoxhës, sikur të isha Liri Berisha”. Këtë passion për ish udhëheqësin komunist e tregon edhe duke shpërndarë foto të sajat duke pozuar përbri portretit të tij. Madje Rezarta nuk humbi rastin që pas promovimit të librit të Blendi Fevziut për Enver Hoxhën të bënte deklarata njësoj si vjehrra e saj. Ajo deklaroi se libri ishte i mbushur me të pavërteta.

3

 

4

Por ky oreks për të qenë me çdo kusht në sytë e publikut, nuk shfaqet vetëm në lidhjet e saj sentimentale. Ajo e ka ngado sensin e provokimit. Kështu, një herë ajo bëri gjithçka që të tërhiqte vëmendjen duke u shtirur si lesbike. Ja si e përshkruan mediat këtë episod që lindi pas postimit të disa fotove të saj në Facebook: “ Këtë herë ju sjellim disa foto të realizuara nga këngëtarja dhe mikesha e saj nga Durrësi, Imelda Guraziu, të cilat këngëtarja Shkurta i ka hedhur pak ditë më parë në profilin e saj në faqen e internetit ‘Facebook’. Duket si një minifilm, në mes të një pylli, ku personazhet janë çift; një djalë dhe një vajzë. Rezarta ka veshur rolin e djalit. Fillimisht shfaqet duke parë Imeldën në sy, ndërsa kjo sheh nga objektivi i aparatit. Më tej i afrohet dhe i jep një të puthur në faqe Imeldës, së cilës i ka kapur edhe dorën e djathtë. Fotot vazhdojnë dhe vajzat shihen të ulura në lëndinë, ku ashtu si i dashuri i vë lule në kokë së dashurës, dy vajzat luajnë lojën e tyre, ku sërish Rezarta vazhdon në rolin e saj të mashkullit, duke zbukuruar mikeshën me dy lule në kokë (e që sipas komentit në ‘Facebook’, janë edhe lulet e saj të preferuara). Romanca vazhdon kur Rezarta vë kokën në prehrin e Imeldës, ndërsa kjo e fundit e ledhaton në ballë. Në fakt nuk është hera e parë që Rezarta miklohet nga vajzat, kujtojmë këtu një foto të saj me këngëtaren Afërdita Dreshaj, ku i zgjasin buzët njëra-tjetrës, ashtu sikurse bëri Madonna me Britney Spears. Të jenë këto shenja lesbizmi të këngëtares, apo dëshirë për vëmendje”?!-pyet gazetarja.

Natyrisht që e dyta, sepse kur në një intervistë ajo u pyet se a i pëlqenin femrat, Razarta u përgjigj: “Ha ha ha unë jam shtatzënë dhe pres një vajzë”

6

Po ashtu edhe prishjen me miken e saj më të mirë Shkurta nuk nguroi aspak ta bëjë publike, madje me një këngë të cilën ia kërkoi Piro Cakos dhe që e këndoi tek “Kënga Magjike”. Kështu në 2010 lindi “Budallaçke e vogël” kënga me tekst qesharak, por që nxjerr në publik të gjitha të “palarat” e një miqësie. Ja seç thuhet në të : “Ty të kisha mike, brenda zemrës time, rrugëve të këtij qyteti/ Mike s’më kuptove, mike s’më besove, botës time iu largove…Rri tani e vetme, mendjemadhe vuaj, meriton harrimin, meriton dhe dënimin e gjithë ditëve të mia…”

Po përmes këngës Rezarta Shkurta do të bënte edhe një profeci. Në shkurtin e vitit 2011, ajo do të nxirrte atw që aq shumë po ja kujtojnë sot: “Jam si droga” me muzikë të Darko Dimitrov. Me titullin e saj ajo bëri një zhurmë të madhe aq sa Rezartës i duhej të shpjegohej. Ja seç thotë ajo në një intervistë menjëherë pas daljes së këngës: “Më kujtuat një barcoletë që e tregonin për Fatos Nanon. Thuhet se atij iu afrua një lypsar dhe i kërkoi para, duke iu përbetuar se ato para i donte vetëm për të ushqyer familjen e tij, sepse nuk përdorte as drogë, as alkool, as duhan, nuk luante bixhoz dhe nuk shkonte me femra.
Në atë moment Fatosi kthehet nga shoqëruesi i tij dhe i thotë: “A e shikon se si përfundon një njeri pa vese?”. Këtë e rrëfeva thjesht për humor, sepse kuptohet besoj se fjala drogë në këngë është thjesht një metaforë. Por ama askush nuk mund ta mohojë se femrat janë trullosëse po aq sa drogat, por për fat nuk kanë efekte anësore”.

A i pati femra Rrezarta Shkurta, njëkohësisht këngëtare dhe piktore, fotografe dhe modele, Enveriste dhe socialiste (ajo qe nga të paktat artiste që e deklaroi votën hapur në zgjedhjet e fundit), efekt trullosës për bashkëshortin e saj që sot ndodhet në burg? A shkaktoi ajo efekte anësore me dëshirën e saj për tu dukur, për tu pasuruar, për të kërkuar më shumë famë dhe sukses me çdo çmim? Ndoshta dhe po. Ndoshta dëshirat e saj për tu larë në vaska me qumësht dhe për të vozitur me Ferrari qenë një nga shtysat qe e çuan Ermal Hoxhën, ti futej rrugës plot risqe të trfikut. “Droga” Rrezarta mund ti kushtojë nipit të Enver Hoxhës mbi dhjetë vite burg, sipas gazetave të kësaj të shtune. (lapsi.al)

Lajme të ngjashme

Back to top button