Opozita fton qytetarët për pjesëmarrje në protestën për Kezharovskin

Opozita e dënon burgosjen e gazetarit Tomisllav Kezharovski dhe e cilëson atë një proces gjyqësorë të turpshëm. Ajo bënë thirrje qytetarëve që të martën të marrin pjesë në protestën që do të organizohet për Kezharovskin.

“Ftojmë qytetarët që t’i kundërvihen kësaj egërsie të qeverisë dhe të qëndrojnë në mbrojtje të lirisë dhe të gazetarëve”, tha Radmilla Sheqerinska.

Sipas saj reagimi i djeshëm tregoi se drejtësia në Maqedoni është e politizuar dhe e shndërruar në instrument të partisë qeverisëse.

“Në Maqdedoni vrasësit shëtisin lirshëm nëpër rrugë, kriminelët e gjykuar janë prezent në institucionet shtetërore dhe na tregojnë se si duhet të punojmë. Për të gjithë ata vlen një rregull tjetër, ndërsa Kezharovski vetëm pas 24 orëve nga sjellja e vendimit gjyqësorë dërgohet në burg”, tha Sheqerinska.

Nëpër rrjetet sociale, edhe përfaqësues të tjerë të opozitës, Stevo Pendarovski nga LSDM-ja dhe lideri i PLD Andrej Zhernovski, bëjë thirrje për pjesëmarrje në protestën e së martës.

Lajme të ngjashme

Back to top button