Shilegov zbulon të dhëna marramendëse për Shkupi 2014

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, në një konferencë për shtyp, ka analizuar shpenzimet e Qeverisë për projektin “Shkupi 2014”. Ai ka përmendur disa objekte të ndërtuara në këtë projekt, për të cilët fillimisht ishin parashikuar më pak para, e më pas sipas Shilegovit janë harxhuar me miliona euro shtesë.

“Ky është objekti i Filarmonisë së Maqedonisë. Sipas të dhënave zyrtare të dhëna vjet, duheshe të kushtoj 7.000.000 euro. Ende nuk është përfunduar kjo ndërtesë, ndërsa për të janë harxhuar deri tani 41.000.000 euro para të popullit. Ja ku e kemi shembullin e projektit Kryengritja e Karposhit. Projekti duheshe të kushtoj 5.000.000 euro. Deri tani janë harxhuar dyfishë më tepër para- 10.300.000 euro. Për katër fontanat, vetëm honorari i skulptores së preferuar të qeverisë së Gruevski, Valentina Stefanovska, është plus 1.487.900 euro. Gjithsej deri tani për Kryengritjen e Karposhit janë harxhuar rreth 12.000.000 euro. Këtë vit janë planifikuar edhe 760.000 euro nga buxheti i Maqedonisë për këtë shesh, me çka do të arrij harxhime prej 13.000.000 milion euro, nëse kemi fatin të mbaroj këtë vit”, ka deklaruar Shilegov, transmeton SHENJA.

Ai ka thënë se edhe rekonstruktimi i Teatrit të Vjetër ishte paralajmëruar se do të kushtoj 6.000.000 euro, por i tërë projekti u realizua dhe u harxhuan 40.000.000 euro, pra 34.000.000 euro më tepër nga shuma fillestare e planifikuar

“Ura Syri, duheshe të kushtoj 1.500.000 euro. Janë harxhuar gjithsej 1.500.000 euro më tepër. 2.700.000 euro vetëm për ndërtim, plus përmendoret dhe honorarët shuma u ngritë në rreth 3.000.000 euro. Muzeu i VMRO-së sipas marrëveshjes fillestare duheshe të kushtoj 4.500.000 euro. Ja sa kushton. Rreth 15.000.000 euro më tepër! 20.596.000 mijë euro”, ka thënë Shilegov.

Sipas tij, kjo që është publikuar sot nga LSDM-ja, nuk është asgjë nga ajo që në ditët në vazhdim do të publikojnë nga kjo parti lidhur me shpenzimet për këtë projekt

Lajme të ngjashme

Back to top button