Teuta Llalla zgjidhet kryetare e PPD-së

Partia për Prosperitet Demokratik (PPD), ka mbajtur Kongresin e VI të saj, në të cilën ka zgjedhur edhe kryetaren e kësaj partie, Teuta Llalla. Në fjalimin e saj ajo tha se qëllimi i PPD-së është rikthimi i shpresës dhe i dinjitetit kombëtar të shqiptarëve të Maqedonisë. Po ashtu ajo ka drejtuar një varg kritikash partisë shqiptare në pushtet duke e akuzuar atë për paaftësi për t’i zgjedhur problemet e shqiptarëve ndërsa ka kritikuar edhe PDSH-në, duke thënë se ajo po i shërben interesave të VMRO-së

“Partia shqiptare në pushet, disa vite me radhë nuk arrin të zgjedhë problemin e emërtimit të tabelave të rrugëve dhe shkollave. Ata, nuk mund të kuptojnë kush i sulmon nxënësit shqiptarë në Shkup prej kaq kohësh. Ata, nuk mund të kuptojnë se ku shkojnë paratë e shqiptarëve dhe sa harxhohen për Shkupin 2014. Po ashtu, ata nuk mund të kuptojnë ende pse ikin të rinjtë në kurbet. Askush nuk merret me çështjen pse u mbyllën shkollat shqipe? Pse braktisja e fshatrave po bëhet përditë dhe duke filluar nga Likova e Kërcova, Dibra, Shkup etj”, ka deklaruar Teuta Llalla.

Lajme të ngjashme

Back to top button