Shtip, aksident i rëndë, 15 të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur orë më parë në hyrje të qytetit të Shtipit, në afërsi të vendit të quajtur “Tri çeshmi”.

Sipas informacioneve të para, të lënduar kanë ngelur 15 persona pas përplasjes së një minibusi me një makinë në hyrje të qytetit.

Të lënduarit me makina të ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikësve janë transportuar në spitalin e Shtipit. Informacionet flasin se të lënduarit për momentin janë në mbikëqyrje dhe po analizohet shkalla e lëndimeve.

Ende nuk ka informacione se në çfarë moshe janë të lënduarit dhe si ka ardhur deri te aksidenti.

Lajme të ngjashme

Back to top button