Sabri Fejzullahu nuk ndalet, pas DWM pushon në Sandanski (Foto)

Këngëtari i mirënjohur Sabri Fejzullahu ka zgjedhur Sandanskin për të pushuar në këto ditë të ftohta dimri së bashku me bashkëshorten e tij, Nerën.

Ky është pushimi i parë për këtë vit për këngëtarin pasi mbaroi me sukses garën e kërcimit ku u shpall fitues së bashku me partneren e tij këngëtaren Rozana Radi, transmeton Indeksonline.

Sabriu edhe pse i ka kaluar të 60-at vazhdon të jetë shumë energjik në skenë, nuk ndalet dhe vazhdon të sjellë këngë të reja.

Në xhirimet festive ai duket se ishte një nga personazhet më gazmor duke sjellë atmosferë vërtetë festive.

Lajme të ngjashme

Back to top button