Barca dhe Athletico me një frekuencë (video)

Në xhiron e gjashtë, Barcelona sërish e pamëshirshme, mposhti Real Sociedadin në “Camp Nou” me rezultat 4:1.
Braziliani Neymar e hapi serinë e golave në minutën e 5-të, kurse Lionel Messi e dyfishoi rezultatin vetëm tre minuta më vonë. Sergio Busquets shënoi super gol në minutën e 23-të, ndërkaq mysafirët e ngushtuan rezultatin në minutën e 64-t përmes Alberto De la Bellas.

Golin e katërt dhe të fundit e dha zëvendësuesi Marc Bartra, me golin e realizuar në minutën e 77-të. Barcelona bëri një lojë spektakolare, duke mos i dhënë rast kundërshtarit t’i tregojë cilësitë që i posedon.

Pas fitores së Blaugranave përballë Real Sociedad, “Los Colchoneros” janë përgjigjur me të njëjtën monedhë duke fituar 2:1 në shtëpi përballë Osasunës dhe duke ruajtur vendin e parë me 18 pikë të plota pas 6 javësh kampionat, aq sa ka edhe Barcelona.

Një dygolësh i brazilianit Diego Costa në minutat 18 dhe 25 i majftuan skuadrës së Diego Pablo Simeones të qëndrojë në krye, me pikë të barabarta me Barcelonën, ndërsa për miqtë shënoi Oriol Riera në minutën e 42.

Lajme të ngjashme

Back to top button