Evitohet “përplasja” Jolie – Aniston

Angelina Jolie dhe Jennifer Aniston ishin vetëm pak minuta larg asaj që do të kishte qenë një “përplasje” aspak e këndshme, gjatë eventit të mbajtur mbrëmjen e shkuar në Los Angeles, “Critics’s Choice Movie Awards”.

45 – vjeçarja Jennifer Aniston e cila u nda nga Brad Pitt në 2005 – ën, mbërriti në tapetin e kuq në Hollywood Palladium pak minuta përpara Angelina Jolie, përshëndeti gazetarët dhe fansat dhe më pas u largua për në sallën e madhe.

Mbërritja e saj disa minuta përpara Jolie, sipas gazetës britanike Mirror, dyshohet të ketë qenë e planifikuar.

Aniston shoqërohej nga i fejuari Justin Theroux ndërsa Angelina Jolie u shfaq vetëm, pasi bashkëshorti i saj, Pitt nuk ishte i pranishëm.

Kjo ishte dhe hera e dytë që prej vitit 2008 që dy aktoret me famë botërore marrin pjesë në të njëjtin event dhe përballja mes tyre “evitohet” me sukses.

Lajme të ngjashme

Back to top button