fbpx

Zviceranët “pushtojnë” pazarin gjerman pas rritjes së vlerës së frangut

Rënia e madhe e vlerës së euros kundrejt frangut, veç dëmeve për ekonominë zvicerane, ka shkaktuar edhe një eufori të qytetarëve të këtushëm për të bërë “shopping” në Gjermani.

Fluksi i “shopping-turizmit” drejt qyteteve kufitare gjermane ka filluar të premten por pritet që ai të arrijë kulmin sot, ditën e shtunë.

Duke e parë këtë gatishmëri të zviceranëve për të provuar fuqinë e monedhës së tyre jashtë vendit, edhe Ndërmarrja Federale e Hekurudhave (SBB) ka vendosur të shtojë vagonët dhe trenat që udhëtojnë në drejtim të Konstancës, qytetit që ndodhet në anën tjetër të kufirit lindor të Zvicrës.

Po ashtu të premten, tramvajet që qarkullojnë nga Bazeli në qytetin kufitar gjerman Weil am Rhein kanë qenë përplot qysh në mëngjes, përcjell albinfo.

Ndërsa për ditët e vikendit Administrata Federale e Doganave parasheh që të ketë më shumë kalimtarë të kufirit më shumë se zakonisht. Një efekt të tillë e kishin prodhuar edhe lëvizjet e vlerës ë valutave që kanë ndodhur më parë.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close