Bergüzar Korel, gruaja e “Sulltan Sulejman” futet në politikë

Po mendon seriozisht që t’i futet politikës dhe të largohet nga aktrimi.

Një nga femrat më të famshme dhe më të bukura të Turqisë aktorja e njohur Berguzar Korel njëherit bashkëshorte e Halit Ergenc (Sulltan Sulejman) ka vendosur që të angazhohet edhe në politikë për një të ardhme më të mirë të vendit, popullit dhe rritjen e vetëdijes së femrave në Turqi.

”Berguzar Korel e ka pranuar një ftesë për të qenë kandidate në zgjedhjet e ardhëshme lokale për të qenë në krye të një bashkie këtu në Turqi. Ajo për momentin është duke e shqyrtuar seriozisht ofertën për kycje në politikë, por njëkohësisht e rishikon edhe karierën e saj artistike nëse do ketë ndonjë ndikim negativ në të. Është një nga personazhet që nuk ka skandale në shtypin rozë, ka një jetë të lumtur bashkëshortore, është nënë e një djali dhe për këtë partia që i ka ofruar ftesën e ka parë të arsyeshme si një person ideal për atë post. Do të ndikojë edhe pozitivisht në rritjen e vetëdijes dhe nivelin e femrës në vend sepse në Turqi sic dihet femrat janë shumë pak në politikë për nga numri, madje popullariteti i saj ndikon shumë mirë tek popullata e vecanërisht tek femrat”, thuhet kështu nga zyra për shtyp e aktores Korel./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button