Protesta e sotshme në Gjakovë përfundoi qetë

Ka përfunduar protesta në Gjakovë. Ndryshe nga protesta e parë, protesta e sotme ishte më masive, pasi në të morën pjesë rreth 10 mijë qytetarë, jo vetëm nga komuna e Gjakovës, por nga mbarë vendi.

Duke folur para protestuesve, kryetarja e shoqatës “Thirrjet e Nënave” Nysrete Kumnova, ka thënë se kryeministri Isa Mustafa ose duhet ta shkarkojë Jabllanoviqin dhe të kërkojë falje për deklaratat e tij, ose duhet që edhe vet të largohet nga posti kryeministror.

Ndryshe, në këtë protestë, përpos qytetarëve të shumtë, kanë marrë pjesë edhe deputetë që kryesisht ishin të subjekteve opozitare, AAK-së e “Vetëvendosjes”. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button