Prishtina dhe Trabzoni e nisin me fitore

Basketbollistët e klubit shqiptar Liria nga Shkupi, erdhën në Prishtinë për të luajtur në turneun shumë të fortë ndërkombëtare, e ku për ta ishte dhe ndeshja e parë kontrolluese, pasi që ditë më parë sapo kishin përfunduar përgatitjet fizike në stadiumin e Çairit në Shkup.

(Ekipi i KB Liria që do të paraqitet gjatë sezonit 2013/2014)

Pikërisht në këtë ndeshje trajneri i Lirisë, Marian Ilievski në lojë futi basketbollistët e rinj, e që tetë janë të tillë, që për herë të parë të luajnë së bashku. Edhe pse në fund ekipi gjigant turk, Trabzonspor që ka një buxhet vjetor mbi 7 milion euro triumfoi me 17 pikë diferncë, nuk ishte dhe pasqyra reale e lojës që treguan shkupjanët. Kohë pas kohe Liria afrohej deri edhe në 3 pikë diferencë, por përgatitja e ekipit turk dhe ndeshjet që më parë ata kishin zhvilluar, bëri që në çerekune katërt, gjegjësisht në pesë minutat e fundit të bie koncentrimi të shkupjanët.

“Është shumë herët të flasim për komponim të ekipit, këta basketbollist për herë të parë po luajnë së bashku, ndërsa kjo është ndeshja e parë dhe për të tjetër që kanë stërvitur vetëm në përgatitje fizike. Ne kemi shumëpunë për të bërë, ajo që më gëzon se kemi lojtarë të mirë dhe kualitativ dhe besoj se shumë shpejt do të marrin formën duhur. Ne presim rezultatet e para në turnen e dytë që do të jetë në Bullgari, e sidimos gjatë kampionatit”,ka thënë për “Portalb” Ilievski.

(Trajneri Marijan Ilievski)

Rezultati përfundimtar i duelit Trabzonspor – Liria ishte 76:59. Ndërkaq, në takimin e dytë, Sigal Prishtina ka shënuar fitore në duel me skuadrën e elitës turke, Aliaga Petkim, me shifrat 75:71. 

(Pamje nga ndeshja Sigal Prishtina – Aliaga)

Në ditën e dytë të turneut, të mërkurën, luhen sërish dy ndeshje. Në orën 17:45 takohen Aliaga – Trabzonspor dhe në orën 20:00, Sigal Prishtina – Liria e Shkupit. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button