Kurz javën e ardhshme në Maqedoni

Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastjan Kurz, do të arrijë për një vizitë tre ditore në Kosovë e Maqedoni. Siç raportohet nga mediat austriake, Kurz këtë vizitë do ta shfrytëzojë të diskutojë me përfaqësues shtetërorë dhe ata fetar lidhur me “rrezikun nga xhihadistët dhe radikalizmi në Ballkanin Perëndimor”. Kurz të hënën, gjatë arritjes në Prishtinë, do të ketë takim me Presidenten e Kosovës Atifete Jahjagen, Ministrin e Brendshëm Skënder Hysenin, si dhe me përfaqësues të bashkësive fetare në vend, transmeton lajmi.net.

Së bashku me presidenten Jahjaga, ministri i jashtëm austriak do të marrin pjesë në hapjen e një ekspozite në katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë. Të martën Kurz do të takohet me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçin si dhe me kryeministrin Isa Mustafa. Më pas, ai do të udhëtojë për në Maqedoni kur do të takohet me shefin e diplomacisë së këtij shteti, Nikola Poposkin dhe kryeministrin Nikola Gruevski, si dhe me përfaqësues opozitarë. Kurz do të takohet me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmetin.

Lajme të ngjashme

Back to top button