Ministria e Drejtësisë: Avokatit të Popullit nuk i merren kompetencat

Ministria e Drejtësisë thekson se me propozim-ndryshimet në ligjin për Avokatin e Popullit këtij të fundit do t’i merren kompetencat për monitorim dhe kërkimin e llogarisë ndaj institucioneve, mbi përfaqësimin e drejtë të bashkësive etnike. Por, zëdhënësi i kësaj ministrie Valdet Xhaferi për Alsat-M thotë se kjo e drejtë është e garantuar me Kushtetutë dhe nuk mund të rrezikohet me këto propozime të cilat kanë për qëllim vetëm organizmin të këtij institucioni.

“Vetë Avokati i Popullit vlerëson se do të rritet funksionimi i tij nëse organizimi rregullohet me ligj. Ministria e Drejtësisë në kuadër të njësive organizative në fazën e dytë të ligjit do të pranojë amendamentet e deputetëve për organizmin e Avokatit të Popullit në kuadër të të cilit parashihet edhe formimi i njësisë për monitorimin  e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat”, ka thënë Xhaferi, zëdhënës i Ministrisë së  Drejtësisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button