Ndryshimet kushtetuese të martën para deputetëve

Miratimi i propozim amendamenteve kushtetuese për Ligjin për familje me dy të tretën e deputetëve në Kuvend vetëm se vështirëson të drejtën e jetës familjare të çifteve të një gjinie, reagojnë nga Organizatat joqeveritare në Maqedoni.

Sipas tyre në këtë mënyrë ndryshohet rendi kushtetues i shtetit.

“Sipas nenit Kushtetues 131 të Kushtetutës së Maqedonisë propozuesi është ai i cili duhet të dorëzojë një  draft-tekst te deputetët dhe i njëjti të vendoset në debat publik. Në debatin e mëhershëm ku u debatua vetëm për nevojat dhe përkufizimet kushtetues të martesës dhe bashkësive jashtëmartesore, askund nuk u debatua për ndryshimin e rendit kushtetues. Fakti që në vend se të votohet nga një e treta e deputetëve do të votojnë dy e treta e deputetëve do të thotë ndryshim i rendit kushtetues”, deklaroi Pavle Bogoevski nga Rrjeti ndërkombëtarë për luftë kundër homofobisë dhe transfobisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button