Rreth 5 mijë shkupjan janë dënuar për parkim të gabuar

Nga fillimi i këtij viti deri tash në Shkup janë parashtruar 4774 dënime për parkim të gabuar, nëpër tretoare, vendkalime këmbësorësh, stacione autobusësh apo të ngjashme, njoftojnë nga Ministria për punë të brendshme. 

Shoferët revoltohen me gjendjen nëpër rrugët e Shkupit dhe kërkojnë dënime të repta për personat që bllokojnë rrugët me parkim të gabuar. 

‘Sipas nenit 66 nga Ligji për parkim të gabuar dënimi sillet prej 45 euro ose dënim prej 25 pikë.

Dënimi për parkim në korsi sillet prej 45 euro deri 250 euro, ndërsa në stacione të autobusëve është 200 euro’ thonë nga sektori për marrëdhënie me opinion në MPB. 

Policia rrugore gjatë gjithë kohës është në terren si në rrugët kryesore ashtu edhe nëpër rrugicat më të vogla, por shpesh herë nevojitet të thirret edhe shërbimi ‘Merimangë’, thonë nga policia./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button