Shkupi, qyteti më i ndotur në Evropë

Në krye të listës së qyteteve më të ndotura në Evropë është kryeqyteti i Maqedonisë, Shkupi, Tirana është në vendin e pestë, ndërsa kryeqyteti Bosnje e Hercegovinës, Sarajeva ndodhet në vendin e 12-të të listës famëkeqe, raporton Anadolu Agency (AA).

Stina e dimrit dhe moti i ftohtë kanë sjellë probleme të reja me ndotjen e ajrit në qytetet në mbarë Ballkani. Tradicionalisht më së shumti probleme me ajrin e ndotur kanë qytetarët e Zenicës, Tiranës, Sarajevës, Shkupit dhe Tetovës. Qytetet e përmenduara kanë marë vendin e tyre në listën e qyteteve më të ndotura evropiane.

Sipas të dhënave të ueb-faqes Numbeo.com, e cila mbledh të dhënat për qytetet në kategoritë e ndryshme, Shkupi është qyteti më i ndotur evropian me indeksin e ndotjes prej 84,82. Edhe në vitet e mëparshme, qytetarët e Shkupit kanë luftuar me ajrin e ndotur. Shkaktarët kryesor të kësaj gjendje janë fabrikat e çimentos dhe hekurana e qytetit kryesor të Maqedonisë të cilat nuk zbatojnë masat për mbrojtjen e mjedisit.

Në vendin e dytë të kësaj liste është Moska me indeksin e ndotjes 81,58, ndërsa në vendin e tretë është Kijevi. Qendra intustriale italiane, Torino,  çmimin e zhvillimit të vet ekonomik e paguan me kualitetin e ajrit, ndodhet në vendin e katërt.

Në vendin e pestë është edhe një tjetër qytet nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, kryeqyteti shqiptar Tirana. Ekspertët e mjedisit fajësojnë për këtë situatë përdorimin e druve të zjarrit për ngrohje si dhe trafikun e rënduar. Megjithatë, ndotësit e ajrit nuk janë vetëm të shkaktuar nga njeriu, por edhe vetë natyra. Ekspertët e mjedisit janë të mendimit se trafiku ka impakt shumë të lartë në cilësinë e ajrit.

Ndërmjet Tiranës së Pestë dhe Sarajevës së 12-të janë Bukureshti, Varna, Barcelona, Milano, Shën Petersburg dhe Manheim. Sarajeva, e cila ditët e dimrit i kalon nën mbulesë, indeksin e ndotjes e ka 71,53.

Për shkak të nivelit të lartë të ndotjes, Shtabi Operativ në Qeverinë e Kantonit të Sarajevës, për shkak të ndotjes së lartë të ajrit shpalli episodin tjetër të paralajmërimeve dhe morri një sërë masash për të përmirësuar situatën. Ndër të tjera, që impiantët të redukojnë prodhimin e energjisë termike, ndërsa automjeteve të cilat peshojnë mbi 3.5 ton ju është ndaluar qarkullimi në zonën 7 kilometra nga qendra.

Eksperti për kualitetin e ajrit dhe ndryshimet klimatike Martin Taiz, pretendon se shkaku i ndotjes së ajrit në Sarajevë janë përdorimi gjithnjë më i madh i druve të zjarrit për ngrohje si dhe numri shum i madh i automjeteve që qarkullojnë në këtë qytet. Gjithashtu fush-gropa e Sarajevës për shkak të pozitës specifike gjeografike “vështirë e toleron” smogun i cili qytetin e mbush edhe deri 300 metra drejt qiellit duke krijuar kështu “kapakun”.

Në listë, po ashtu janë edhe qyteti i Beogradit dhe Banja Luka në vendin e 22 dhe 24.

Lajme të ngjashme

Back to top button