fbpx

Kuvendi përkrah mjekësinë alternative

Po legalizohet mënyra alternative e mjekimit. Ligji, i cili e kaloi leximin e parë në kuvend, mundëson që persona të trajnuar, të ashtuquajtur KAM praktikant të mjekojnë në mënyrën tradicionale kineze si akupunktura, fototerapia, homeopatia, osteopatia, naturopatia, kiropraktika, mjekësi kuantike dhe Aurveda.

Për rehabilitim do të jetë legale api terapia, aroma terapia, ushtrimet joga, çi gong, feng shui, mikrobiotika apo mjekësia tradicionale.

Sipas ligjit, për tre muaj Qeveria do të hap qendrën për mjekësi tradicionale kineze me seli në Shtip. Në qendër do të punojnë mjek të trajnuar në universitete e kinës.

Nëse dikush mundohet të zbatojë këtë mjekësi alternative pa licencë do të dënohet me 2 apo 3 mijë euro.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close