Për vetëm tre ditë, bota do të mësojnë për 13 vitet e terrorit të një sekreti të madh!

Gjashtë vite pasi shkroi një libër për jetën e tij në burg, dorëshkrimi i të burgosurit të Guantanamos, Mohamed Ould Slahi, do të botohet javën tjetër si libër, shkruan Guardian.

Avokatët e tij kanë luftuar që nga ditari i tij ta heqin shënjimin e konfidenciales. Aty i burgosuri përshkroi torturat dhe poshtërimin që nisën 13 vjet më parë në Mauritaninë e tij, kur ai u arrestua nga Forcat e Armatosura jordaneze.

Pas arrestimit në nëntor 2001, për shtatë muaj e gjysmë u mor në pyetje dhe u mbajt në vetmi në qeli në Aman, në kryeqytetin jordanez, transmeton Telegrafi. Pastaj është marrë nga CIA dhe është dërguar në një bazë ushtarake në Afganistan.

Dy javë më vonë, në gusht të vitit 2002, arriti në burgun e Guantanamos ku u bë i burgosuri me numrin 760.

Slahi e ka shkruar librin në gjuhën angleze me plotë detajeve të tmerrshme të jetës në robëri. Hetuesit e CIA-s në burg donin ta fajësojnë për pjesëmarrje në sulmet terroriste në aeroportin e Los Angeles dhe Kullën e Torontos. Ai iu nënshtrua torturës fizike dhe mendore. E rrihnin, ia shkurtonin gjumin, e abuzonin seksualisht, e detyronin të pinte ujë të kripur, ia lidhnin sytë, e kanë kërcënuar se do t’ia torturojnë edhe nënën.

Në gusht të vitit 2003, hetuesit dhe rojet hynë me forcë në qeli që ai t’i nënshtrohet një “ekzamini të veçantë”, të urdhëruar nga Sekretari i atëhershëm amerikan i mbrojtjes, Donald Rumsfeld. Ia lidhën sytë dhe e tërhoqën zvarrë deri në kamion ku e rrahën.

“Mos u lut, ti vret njerëz”, i tha një roje.

Slahi ishte aq i fryrë nga goditjet, sa që nuk mund të fliste, transmeton Telegrafi.

Pastaj e çuan në plazh, ku e futën në një barkë dhe e dërguan për gjykim të ri dhe torturë të re. Për të ndalur torturat, ai tha se ishte fajtor për komplotimin e sulmeve në Toronto, për të cilën në ditar shkruan: “Pranim i rrejshëm”. Megjithatë, edhe pas kësaj vazhduan torturat, sepse hetuesit donin të tregonte gjithçka.

“Nëse e doni të vërtetën, kjo nuk ka për të ndodhur”, tha i burgosuri, për çka pasuan goditjet e reja.

Slai tha se është e vërtetë që ka luftuar në Afganistan kundër qeverisë së mbështetur nga sovjetikët, por se i ka ndërprerë kontaktet me al-Qaedan pas vitit 1992.

Edhe pse Gjykata Federale urdhëroi lirimin e tij, pasi nuk kishte prova dhe se pranimi u bë nën torturë, ka pak gjasa që Slahi të lirohet këtë vit. Ai ende mbahet si i dyshuar se është anëtar i al-Qaedas. Ndërsa, nuk lejohet as transferimi i tij nga Guantanamo.

Avokatët dhe shoqëria civile po luftojnë për lirimin e tij, por pa sukses. Ata kanë besim se ditari që do të publikohet në 20 shtete, do të ndihmojë në përhapjen e vetëdijes për padrejtësitë e kryera. Libri do të botohet më 20 janar, por në formë të censuruar.

Lajme të ngjashme

Back to top button