Komisioni Evropian njoftohet për rastin e Kezharovskit

Vendimi i Apelit dhe dërgimi në burg i gazetarit Tomislav Kezharovski, është sulm ndaj lirisë së shtypit, ka deklaruar sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve Riccardo Gutierres.

Në një deklaratë për Tv 24Vesti, Gutierres tha se vendimi i Apelit dhe veprimi i autoriteteve për burgosjen e gazetarit, nuk përbëjnë befasi për Federatën e Gazetarëve.

“Ne vlerësojmë se askush nuk mund të vuajë dënimin me burg për akuza të tilla. Ju e dini, kudo në Evropë, për këto akuza, një gazetar nuk do të futej kurrë në burg. Për ne është e çuditshme mënyra se si gjyqësia e Maqedonisë po e trajton këtë rast. Ne mendojmë se në këtë mënyrë po u dërgohet mesazh gazetarëve në Maqedoni se nuk guxojnë të shkruajnë të lirë, se janë nën kontroll dhe se mund të përfundojnë në burg, po qe se shkruajnë dicka të gabuar”, thotë Gutierres.

Ai bëri me dije se Federata Evropiane e Gazetarëve ka njoftuar për këtë rast kreun e Komisionit Evropian.

Lajme të ngjashme

Back to top button