Ja se çfarë thotë Madonna për illuminatin

Këngëtarja Madonna ka pohuar se i di se kush janë “Illuminatit e vërtetë”.

Ajo ka incizuar këngën e re “Illuminati” për albumin e saj të 13 “Rebel Heart” që do të publikohet më 9 mars, ndërsa ka folur edhe për Illuminatit dhe kuptimin e tyre.

“Njerëzit më akuzojnë mua se jam pjesë e Illuminatit, por kjo gjë shkon kështu: Unë e di se kush janë Illuminatit e vërtetë dhe unë e di se çfarë kuptimi ka ajo fjalë”, ka thënë Madonna për revistën Rolling Stone.

Madonna ka thënë se kënga “Illuminati” nuk është krijuar për të treguar se ajo është anëtare e grupit sekret.

Illuminati është një grup sekret që besohet se drejton botën.

Lajme të ngjashme

Back to top button