VMRO-PP: Pushteti dëshiron të jemi më afër Serbisë

VMRO-Partia Popullore e akuzon VMRO-DPMNE-në në pushtet se në kontinuitet vazhdon ta kanosë identitetin e popullit maqedonas përmes serbizimit masovik dhe brutal, duke shfrytëzuar mediat të cilat janë nën kontroll të saj. Propaganda histerike nga ana e mediave, tërësisht ka ngulfatur gjuhën, kulturën dhe muzikën maqedonase, dhe ka hapur hapësirë për hyrjen pa pengesa të gjithçka që është serbomadhe, ndërsa drejtpërdrejt i orientohet kundër identitetit maqedonas, thuhet në kumtesën partiake të VMRO-PP-së.

“E gjithë kjo shkon në dobi të qëllimeve të fshehta të VMRO-DPMNE-së, me ndihmë të rolit tutorial të Serbisë, që të distancohemi nga BE-ja dhe NATO-ja, ku është i vetmi vend që garanton mbijetesën tonë dhe të na hedh në greminë e ideve të rrezikshme, por për fat të mirë të parealizueshme për Maqedonisë, si pjesë e Serbisë së madhe. VMRO-Partia Popullore nuk mund të gjejë shembull në botën bashkëkohore, ku partia me parashenjë demokristiane, kështu në mënyrë të ashpër ta shkatërrojë identitetin e popullit të cilin e prezanton, ashtu siç e bën partia në pushtet VMRO-DPMNE”, thuhet në reagimin partiak.

Lajme të ngjashme

Back to top button