fbpx

Dikur e punësuar në MRTV, sot e pastrehë kërkon lëmoshë në korridoret e saj

Gruaja e dobët e veshur me xhaketën  e gjelbër, dhe shallin e kuq të rrotulluar rreth qafë të cilën  gjithmonë mundet ta shihni para hyrjes së Televizionit shtetërore të Maqedonisë, nuk e njohin edhe të punësuarit e MRTV-së. Pothuaj se asnjë nga të punësuarit nuk mundet ta vërejnë se në të vërtetë ajo është Gordana Ivanovska gruaja e cila dyzet vite është kujdesur për pamjen ose make-ap-in  e të punësuarve në MRTV. Se një ditë do të mbetet e pastrehë dhe do të qëndrojë para hyrjes së institucionit të cilit i ka shërbyer plot 40 vite ajo nuk mundet të besojë as vetë.

„Kush do të besonte se Gorde e cila i zbukuroi fytyrat e të gjithë personaliteteve të njohura publike dhe jo publike, do të përfundojë në rrugë“, është shprehur ajo duke përkujtuar jetën e saj të mëparshme. Ajo nuk dëshiron shumë të fletë për tragjedinë në të cilën kaloi gjatë katër viteve të fundit.

Ajo  u mundua që vetëm me dy fjali të tregojë se çfarë kishte ndodhur. “Mbeta pa banesë  pasi që investitori të cilin e kisha shok dhe mik të afërt, i mori të hollat e mia me pretekstin se do të ndërtonte ndërtesë në të cilën un do të merrja një banesë. Ajo asnjëherë nuk ndodhi dhe un tani jetoj në korridoret e Televizionit në të cilin më herët kam punuar“, tha ajo.

Gordana legjendare e dikurshme në MRTV mbeti e pastre. Zbukurova fytyrën e MRTV-së ndërsa nuk arrita ta zbukuroj timen është shprehur ajo.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close