Komunikacioni nëpër rrugë kryesish të thata

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të thata. Në disa pjesë të rrugës ku ka hije ka mbetje të borës.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë ­ Veles, Mavrovë ­ Dibër ­ Strugë, Demir Kapi ­ Udovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Më 19.12.2014 filloi regjimi kohor i komunikacionit me ndalesa për qarkullimin e automjeteve transportuese, masa e të cilave më e madhe e lejuar tejkalon 15 tonë, në rajonin e Qytetit të Shkupit. Ndalesa është me karakter kohor dhe do të zbatohet prej 19.12.2014 deri 31.03.2015, gjatë ditës edhe atë prej orës 08 deri në orën 20.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar.

LAMM përkujton për të gjithë shoferët për obligimin ligjor për posedim të pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15 mars.

Lajme të ngjashme

Back to top button