Çausidis: Pse është aq i rrezikshëm Kezharovski që urgjentisht të burgoset?

Rreth njëzet gazetarë para burgut të Shutkës pritën gazetarin Tomisllav Kezharovski i cili është sjellë urgjentisht në burg nga shtëpia e tij për të vuajtur dënimin.

Jemi të shokuar nga shpejtësia, kjo ndodh për herë të parë në Maqedoni që në mënyrë të përshpejtuar të zbatohet urdhri. Jemi dëshmitarë që persona që akuzohen për krime të rënda edhe pse kanë vendim përfundimtar për tu burgosur, ende janë në liri. Vendimi për Kezharovskin është sjellë para një dite dhe nuk kaluan as 12 orë ai është burgosur”, tha Tamara Çausidis, kryetare e Sindikatës së pavarur të gazetarëve dhe punëtorëve medial.

“Ne si gazetarë jemi të habitur dhe pyesim pse është kaq i rrezikshëm Tomisllav Kezharovski dhe pse është kaq e rrezikshme gazetaria në Maqedoni që në mënyrë eksprese me shpejtësi dhe natën të burgoset”, pyeti Çausidis.

Lajme të ngjashme

Back to top button