Korridori 8-të përplasë BDI-në dhe PDSH-në 

Përplasje në kuvend edhe rreth huas së re të qeverisë me të cilën do të financohet pjesa lindore e hekurudhës në korridorin e 8, pikërisht trasesë Beljakovc-Kriva Pallankë. PDSH-ja akuzoi partinë shqiptare në pushtet se angazhohet vetëm për zhvillimin e vendbanimeve maqedonase ndërkohë që shkatërron ato shqiptare.  Megjithatë sipas BDI-së koalicioni qeveritar ka platformë të përbashkët për realizimin e projekteve të cilat janë në të mirë të të gjithë qytetarëve pa dallime etnike . Kuvendi miratoi të premten ligjet për huamarrje nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projekte infrastrukturore të cilat kapin një vlerë rreth 450 milion euro.

“Sqaroni para shqiptarëve pse këto 180 milion euro i hidhni kot kur keni pas mundësinë të investoni në lidhjen hekurudhore Kërçovë-Strugë, vetëm 60 kilometra nevojitet që të ndërtoni hekurudhën për tu lidhur me portin e Durrësit. Ta kishit bërë të paktën për liderin tuaj, 10 vite i shkreti flet se do të realizojmë korridorin e 8, ai paska menduar 10 vite të realizoj korridorin 8 Kumanovë-Kriva Pallankë”, tha Bekim FAzliu, PDSH.

“E di fare mirë se edhe lidhja me Shqipërinë do të jetë realitet dhe ne pikërisht do të diskutojmë shumë shpejtë, por duhet ta dimë se projektet në Maqedoni nuk janë të ndara. ato janë në tërësi për të gjithë territorin e Maqedonisë, ju e dini se në ndërtim është autostrada Kërçovë-Strugë-Qafë Thanë”, deklaroi Ramiz Merko, BDI.

“Pajtohem, projektet nuk janë të ndara, janë vetëm maqedonase”, u shpreh Bekim Fazliu, PDSH.

Lajme të ngjashme

Back to top button