fbpx

Ilva Tare 4-muajshe shtatzënë, Eduard Selami baba për herë të katërt

Gazetarja e njohur Ilva Tare është në pritje të fëmijës së saj të parë. Mësohet se ajo është rreth katër muajshe e gjysmë shtatzënë. Sakaq, bashkëjetuesi i saj, deputeti i Partisë Demokratike Eduard Selami do të bëhet baba për herë të katërt, pasi ai ka tre fëmijë nga martesa e tij e parë.

Prej më se një viti çifti bashkëjeton në një apartament në qendër të Tiranës, dhe janë jo pak të rezervuar në daljet e tyre publike. Ata shihen rrallë të dalin krah njëri-tjetrit dhe, siç vepruan për fejesën e tyre, edhe lajmin e shtatzënisë çifti nuk kanë dashur ta komentojnë në media. “Është një çështje që unë dua ta mbaj private. Kam zgjedhur të mos prononcohem në asnjë media në lidhje me këtë”, – është shprehur ajo. Gjinia e bebes nuk dihet ende, ndërsa Ilva shfaqet në formë të shkëlqyer fizike.

Po ashtu nuk dihen detaje as për martesën e tyre, qoftë celebrim ligjor apo organizim dasme. Ndoshta çifti ka menduar që të merret më vonë me pjesën “burokratike”, duke shijuar kështu larg syve kuriozë pritjen e ëmbël.

MARTESA

Të dy personazhet në të shkuarën e kanë provuar martesën dhe emocionin e dasmës. Deputeti Selami ka qenë i martuar për disa vite me ish-‘Miss’-in Pegi Vreto, me të cilën ka edhe tre fëmijë. Ai ka jetuar gjatë në Amerikë dhe pas divorcit u kthye në Shqipëri, dhe iu rikthye karrierës politike pranë Partisë Demokratike. Ilva po ashtu jetoi disa vite jashtë Shqipërisë, pas martesës me ish-bashkëshortin e saj jordanez Majd Nuri Shafiq. Në vitin 2006 ajo bëri një dasmë madhështore në Hotel Rogner dhe më pas u largua në Londër, për të jetuar atje me bashkëshortin. Dy vite më vonë Ilva u kthye në Tiranë, për të mbyllur procedurën e divorcit me Majd Nuri Shafiq. Duket sikur fati ka dashur që çifti Tare-Selami të braktisnin jetën në shtetet e mëdha, që zemrat e tyre të bashkoheshin në Tiranë./BW

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close