fbpx

Labinot Tahirit i ndalohet hyrja në Maqedoni

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Labinot Tahiri, nuk është lejuar të hyjë në Republikën e Maqedonisë.

Labi është ndalur në kufirin Kosovë – Maqedoni nga autoritetet maqedonase, ku i është komunikuar ndalesa e hyrjes këngëtarit.  Ndalesa është aplikuar për shkak të protestave kundër padrejtësive ndaj shqiptarëve në Shkup, ku Labi ishte ai që doli publikisht kundër padrejtësive.

Në dokument thuhet se personi në fjalë nuk i plotëson kriteret për të qëndruar në shtetin maqedonas.

Labi ishte duke shkuar drejt Shkupit me instrumentistin e tij dhe menaxherin Shkumbin Nebihun, për të marrë pjesë në një koncert.

 

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close