fbpx

Dyqind nxënës braktisin Podujevën: Marrin rrugën e kurbetit

Migrimi ilegal ka prekur shumë komuna kosovare, përfshirë atë të Podujevës.

Në këtë komunë janë më shumë se 200 fëmijë që e kanë lënë shkollimin për shkak të migrimit të tyre jashtë Kosovës.

Drejtori i Arsimit në këtë komunë, Nexhmi Rudari, konfirmoi për Indeksonline se nga raportet ditore të shkollave të kësaj komune, konfirmohet një numër i madh i mungesës së nxënësve në mbarëvajtjen e mësimit.

“Afro 200 llogaritet të jetë numri i nxënësve që kanë lënë shkollimin, përfshirë këtu të gjitha kategoritë”, ka thënë Rudari. /Indeksonline

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close