Volkswagen, shitje rekorde në vitin 2014

Grupi Volkswagen ka njoftuar se në vitin 2014 ka arritur të shesë më shumë se 10 milionë vetura.

Shitja e vitit të kaluar është për 4.2 për qind më e madhe në krahasim me vitin 2013, dhe 100 për qind më shumë se një dekadë më parë, transmeton Koha.

Nga 10 milionë veturat e shitura. 3.95 milionë ishin të shitura në Evropë, nga to 1.24 milion vetura ishin vetëm në Gjermani. 891 mijë makina ishin në Amerikën Veriore, ndërsa 795 mijë në Amerikën Jugore. Kina është tregu më i madh i grupit gjerman të makinave me 3.68 milionë njësi të shitura.

Nga 10 milionë makinat e shitura 6.12 milionë ishin me markë të Volkswagenit, 1.74 milion me të Audisë, ndërsa 189 mijë të Porsches. Skoda arriti të shiste 1.04 milion, teksa Seati 390 mijë.

Sivjet Volkswageni pritet të ketë edhe më shumë sukses pasi që pritet lansimi i disa superveturave. Në vitin 2015 pritet të lansohen Audi R8 i ri, Audi TT i ri, Skoda Superb dhe disa modele të Volkswagen Golfit.

Lajme të ngjashme

Back to top button