Problemet e dhëmbëve prekin edhe zemrën

Mos-ruajtja e higjienës së gojës dhe dhëmbëve mund të ketë pasoja edhe në shëndetin e zemrës tuaj.

Një varg studimesh kanë treguar lidhshmërinë në mes të higjienës së gojës dhe shëndetit të përgjithshëm të organizmit. Dhe, studiuesit amerikanë thonë se sëmundjet e mishit të dhëmbëve, si paradentoza dhe gingiviti, mund të shtojë edhe rrezikun për t’u sëmurë nga zemra.

Këto probleme vijnë si rezultat i infeksioneve bakteriale dhe mund të çojnë nga dëmtimi i indit të butë përreth dhe deri te rënia e plotë e dhëmbit.

Për më keq, studiuesit thonë se sëmundjet e dhëmbëve nuk e dëmtojnë vetëm zemrën, por edhe probleme të tjera shëndetësore, përfshirë rritjen e rrezikut për abort.

Për të parandaluar gingivitin dhe paradentozën, e rëndësishme është ruajtja e higjienës orale dhe vizitat e rregullta te dentisti – një shprehi që duhet të kultivohet që nga fëmijëria./mjeku/

Lajme të ngjashme

Back to top button