Ekonomia e tregut dhe ideologjitë politike

Në shtetet demokratike dhe në disa shtete komuniste, ekonomia organizohet sipas sistemit së ekonomisë së tregut. Ky sistem është i avancuar dhe ka ndikuar që sot shumë shtete botërore të zhvillohen përmes ekonomisë së tregut.

Përkufizimi i ekonomisë së tregut

Ekonomia e tregut përkufizohet në liberalizmin e tregut , dhe ka disa elemente:

1. Të gjithë kanë të drejta të hapin biznese të lejuara me ligj.
2. Çdo ndërmarrje ka të drejt të vendos çmimin e produktit.
3. Ekonomia e tregut karakterizohet me konkurenc të vërtet përjashtim rasteve kur ka mungesë të prodhimit të një produkti të caktuar.
4. Mundësit për të qenë në monopol në ekonominë e tregut janë më të vogla.
5. Mund të eksportohen produktet, dhe të importohen ato lirshëm në përjashtim kur shteti nuk ka raporte diplomatike me një a po disa shtete të caktuara.
6. Ndërmarrjet publike në ekonominë e tregut janë të pakta, ato nuk ekzistojnë shumë në sistemet kapitaliste, mund të ekzistojnë në shtetet social-demokrate.

Kosova ka kaluar në faza historike kur ka qenë e okupuar nga pushtuesi Serb, dhe sigurisht që ekonomia e tregut nuk ka ekzistuar, sistemi i ekonomisë është organizuar në forma të centralizuara. Veçanti në Shqipërinë e Enver Hoxhajt ekonomia ishte as e centralizuar sepse shteti nuk kishte raporte diplomatike me asnjë shtet në botë për shkak të qëndrimeve të Enver Hoxhajt, dhe ekonomia e planifikuar kishte disa efekte, por edhe dobësi. Shteti prodhonte sa kërkonte populli.

Në Kosovë, ekonomia e tregut të lirë proklamohet pas luftës, por ende ka probleme në të kuptuarit dhe interpretuarit së ekonomisë së tregut dhe për këtë ka debate rreth ideologjive politike që interpretojnë ekonominë duke lindur pyetja “Cila ideologji politike interpretuese e ekonomisë i përshtatet Kosovës” ??

Kosova është shtet ku edhe kushtetuta e përcakton si ekonomi e tregut.

Ekonomia e tregut me konkurrencë të lirë është bazë e rregullimit ekonomik të Republikës së Kosovës( Kushtetuta e Kosovës neni 10 )

Kushtetuta po trajton ekonominë vetëm në pika të trasha, duhet edhe organizime të tjera për strukturimin e sistemit ekonomik. Ekonomia e tregut bazohet në atë që kërkesa dhe oferta përcaktohen vetvetiu në treg. Por, në ekonomi ka edhe disa interpretime të ideologjive politike ato janë dy sisteme me një rivalitet shumë të madh me njëra tjetrën bëhet fjalë për:

1. Sistemi Kapitalist
2. Sistemi Socialist

Duhet pasur kujdes së cili sistem i përshtatet Kosovës ? Kosova përballet me gjendje të rënd ekonomike në vitin 2014 kemi pasur rritje ekonomike vetëm 3 % dhe çdo ditë e më shumë kërkesat publike po rriten. Duhet përdorimi i strategjive për zhvillimin e ekonomisë dhe përmisimin e gjendjes financiare të shoqërisë Kosovare.

Sistemi kapitalist, përkrah pronën private dhe përmban forma liberale bazohet në lirin e plot të tregut. Nuk mund të themi që Kosova ka sistem të përsosur kapitalist, as sa nuk mund të themi që Kosova nuk ka organizim të ekonomisë së tregut. Por Kosova është larg me Kapitalizëm me krahasim me vendet e Bashkimit Evropian. Ekonomia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është “Kapitalizëm sipërmarrës” ky organizim i Kapitalizmit bazohet në qëndrimet e Adam Smith i cili pretendonte që ekonomia sa më pak të preket as më mirë zhvillohet, për kundër kësaj qasje të Adam Smith në të cilën SHBA rregullon sistemin ekonomik ky shtet ka ndërhyrje në ekonomi në disa raste kur investon pako financiare për ta kaluar një krizë të vogël financiare, a po për ta mposhtur konkurrencën globale me Kinën. Në shtetet e Bashkimit Evropian “Kapitalizmi social” luan rolin e saj efektiv shumë parti në pushtet në Evropë janë parti të qendrës së majtë dhe e majta investon në aspekte sociale në shumë që sa në aspekte kapitale. Kapitalizmi më i ndërlikur ekziston në Japoni “Kapitalizmi kolektiv” që ndërlidh ndërmarrjet e mëdha në mes veti.

Po ne cilit sistem të Kapitalizmit i përkasim???

Në nuk jemi të orientuar qartë sepse jemi shtet në tranzicion dhe politika ekonomike krijohet duke i trajtuar rrethanat aktuale të kohës.

Socializmi, përkrah pronën publike që mbikëqyret nga shteti, dhe mendoj që deri diku Kosovës do t’i konvenonte ndonjë “Ndërmarrje publike” por me disa kushte paraprake.

1. Lufta kundër korrupsionit në atë ndërmarrje publike.
2. Fitimi të shkoj në buxhet të shtetit.
3. Mos të ketë tendenca ajo ndërmarrje t’i falimentoj bizneset private.
4. Të bashkëpunoj me bizneset private përmes transaksioneve.
5. Mos ta marrë formën e centralizimit.

Përftimet nga këto ndërmarrje:

1. Krijimi i vendeve të reja të punës.
2. Rritja e financiare buxhetore shtetërore.

3. Përkrahja e bizneseve private nga qendra.
Megjithatë një ndërmarrje e tillë mund të krahasohet duke pasur parasysh nivelin e lart të korrupsionit në Kosovë, do të ishte e vështir të mbikëqyren këto ndërmarrje nga organet shtetërore.

A ka rrugë tjetër jashtë Socializmit dhe Kapitalizmit ?

Po. Sistemi i Suedisë merr elemente të Kapitalizmit dhe Socializmit. SI? Ka prona private por edhe publike, dhe mendoj që një sistem i tillë do të ishte i përshtatshëm për ekonominë e Kosovës Një bashkim i eksperteve të ekonomisë mund ta zhvilloj ekonominë e Kosovës me përkushtimin e institucioneve dhe kolektivit në përgjithësi.

Lajme të ngjashme

Back to top button