Ukraina zhytet në dhunë, 11 të vdekur

Lindja separatiste proruse në Ukrainë po zhytet në dhunë me 11 të vdekur të tjerë në 24 orë, ndërkohë që asnjë datë nuk është vendosur për një takim të grupit të ngarkuar për negociatat e paqes.

Rritja e dhunës në lindje të Ukrainës ka qenë tema kryesore e një bisede telefonike mes presidentit ukrainas, Petro Poroshenko dhe kancelares gjermane, Angela Merkel.

”Dy krerët e shteteve janë shrehur në mbështetje të një qetësimi të situatës dhe ndërprerjes së menjëhershme të sulmeve të rebelëve dhe u bënë thirrje të gjitha palëve të bëjnë përpjekje për të shmangur një përkeqësim të konfliktit”, theksoi presidenca ukrainase në një komunikatë.

”Dy zyrtarët nënvizuan nevojën për të organizuar sa më shpejt të jetë e mundur një takim të grupit të kontaktit tripalësh ngarkuar me negociatat për paqe”, sipas të njëjtit burim.

Ky grup, përbërë nga përfaqësuesit e Ukrainës, Rusisë dhe OSBE-së dhe që shërben si ndërmjetësues me rebelët, u mblodh për herë të fundit në Minsk më 24 dhjetor, por data për një takim tjetër ende nuk dihet.

Lajme të ngjashme

Back to top button