Recension: Kur gazetaria bën tifo

“Përpara reformat dhe ja pse”. Kështu, shkurtimisht, mund të përmblidhet ky tekst, i cili në mungesë të evidencës së burimeve, përpiqet ta bindë lexuesin në drejtësinë e reformave në arsimin e lartë dhe t’i diskreditojë kundërshtarët e iniciativës qeveritare. Gazetaria nuk duhet të bëjë tifo.

Државниот испит ќе биде на тест  одѕивот на протестите паѓа   Република Online Recension: Provimi shtetëror do të testohet, jehona e protestave në rënie

 Data dhe koha e publikimit: 14.1.2015

Data e recensionit: 15.1.2015

Recensues: Аleksandar Peshev

Funksioni i gazetarisë nuk është që ta detyrojë publikun që të pranojë ndonjë qëndrim të caktuar, por ta informojë shikuesin ose lexuesin, duke e lënë që vetë ta formojë mendimin e tij. Është evidente se këtu nuk kemi tekst të këtillë. Mungojnë atributet dhe deklaratat nga burimet relevante, me çka autori vendoset në pozitën e ekspertit, duke e sqaruar konceptin e provimit shtetëror në fakultete. Lexuesi i painformuar nuk mund të dallojë se a bazohet artikulli në fakte, për shkak se me vetë mosevidentimin e burimeve nuk mund të thuhet se a është publikimi i saktë apo jo.

Dyshimi se bëhet fjalë për tekst të njëanshëm krijohet në pjesën e dytë të artikullit, me elementet e dukshme komentuese:

“Jehona e protestës është e dobët, ndërsa para Parlamentit dolën kryesisht njerëz të afërt me opozitën ose njerëz që kanë agjendë politike.”

Prej ku dihet se pjesëmarrësit e tubimit kanë agjendë politike? Si është vlerësuar se numri më i madh i të pranishmëve janë njerëz të afërt me opozitën? Pikërisht këto elemente krijojnë dyshim se para nesh kemi jo vetëm një tekst komentues, por edhe tekst që bën tifo për një palë dhe spinues. Gjithsesi, bëhet fjalë për tekst të njëanshëm, për shkak se nëse me të vërtetë në mënyrë gazetareske është vlerësuar numri i të pranishmëve në tubim, pse nuk janë marrë deklarata nga të pranishmit? Parashenja e tifozerisë mbështetet me elemente plotësuese komentuese:

“Në periudhën e kaluar, institucionet kompetente, si rezultat i debatit konstruktiv me Universitetet pranuan dhe inkorporuan rreth njëzet sugjerime në ligjin me të cilin përmirësohet kualiteti i reformës së arsimit të lartë”

Balanci çrregullohet në mënyrë plotësuese me konstatime të paverifikuara, si për shembull, se ka pasur debat të frytshëm. Autori nuk i merr parasysh vërejtjet që i dhanë disa përfaqësues të komunitetit akademik, të cilët thanë se nuk ka pasur debat të mirëfilltë për ndryshimet ligjore.

Shkurtimisht, kemi një publikim të njënashëm, të pabalancuar dhe të pabazuar, me elemente të tifozerisë, qëllimi i mundshëm i të cilit është ta bindë lexuesin në drejtësinë e iniciativës qeveritare dhe t’i nënvlerësojë kundërshtarët e saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button