Shaqiri shkëlqeu në fitoren e Bayernit (Video)

Bayern Munich ka shënuar edhe fitoren e radhës në kampionatin e ri gjerman.

Bavarezët ia arritën të mposhtin si mysafirë me rezultat të ngushtë prej 1:0 skuadrën e Eintracht Frankfurt.

Golin e vetëm dhe të fitores për ekipin e drejtuar nga trajerni, Pep Guardiola e shënoi sulmuesi kroat, Mario Maanxhukiq në minutën e 13-të të takimit.

Në ndeshjen ku dominoi totalisht Bayern, luajti edhe mesfushori sulmues shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili luajti për mrekulli deri në minutën e 65-të kur u zëvendësua nga ana e spanjollit, Thiago Alcantara.

Pas kësaj fitoreje, Bayern tani ka gjashtë pikë nga dy ndeshje dhe ndodhet në pozitën e parë.

Lajme të ngjashme

Back to top button