Avokati i Popullit nuk do mund të ndjekë më përfaqësimin e drejtë nëpër institucione

Avokati i Popullit nuk do mund të ndjekë ose të mbajë llogari mbi përfaqësimin e drejtë të bashkësive etnike nëpër institucione. Propozim/ndryshimet e ligjin për Avokatin e Popullit të cilat kaluan leximin e parë në parlament, parashikojnë heqjen e këtyre kompetencave nga institucioni i tij. Deputetët e BDI-së kërkuan ndryshimin e këtij neni, të cilin e vlerësuan si anti-kushtetues.

“Në nenin 13 të propozim ligjit kemi kundërshtim të drejtpërdrejtë të normës ligjore me përcaktimet e Kushtetutës, me nenin 77 të Kushtetutës ose amendamentin 11 të Kushtetutës ku me propozimin aktual i merren kompetenca Avokatit të Popullit për përcjellje të përcaktimit Kushtetues për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të të gjitha bashkësive në Maqedoni…për fazën e dytë ne paralajmërojnë që në këtë pjesë do të ketë intervenim që të mund të përmirësohet ky lëshim”, tha Talat Xhaferi, BDI.

BDI-ja jo vetëm që votoi e përmbajtur por kërkoi mbështetjen e PDSH-së në votim.
Megjithatë PDSH-ja e ironizoi qëndrimin e tillë të BDI-së në kohën kur ndryshimet propozohen pikërisht nga Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari, kuadër i partisë së tyre.

“Për çfarë ligji ishit ju të përmbajtur, për ligjin që e propozoi Adnan Jashari, jeni bërë gazi i botës, Adnan Jashari propozon ligj ju këtu thoni nuk e përkrahim, jeni të përmbajtur dhe nuk keni arsye përse”, deklaroi Bekim Fazliu, PDSH.

Lajme të ngjashme

Back to top button