Vendimi për Kezharovskin: Absurd dhe turp për shtetin

Shoqatat ndërkombëtare të gazetarëve ashpër e dënojnë vendimin e Gjykatës së Apelit në Maqedoni kundër gazetarit Tomisllav Kezharovski.
Federata evropiane e gazetarëve ka shprehur keqardhje për vendimin e gjykatës.

“Ai ka kryer punën e vet. Ai aspak nuk është dashur të burgoset për ato akuza. Ky vendim është një turp i madh për shtetin”, thotë kryetari i Federatës Mogens Blisher Bjeregard.

Kristijan Mir, drejtor ekzekutiv i “Reporterëve pa kufij” nga Berlini për BIRN deklaroi se bëhet fjalë për një vendim absurd.

“Dënojmë ashpër vendimin për Kezharovskin. Ky është një vendim apsurd”, u shpreh Mir.

Gazetarët e Maqedonisë sot mbajtën protestë para ndërtesës së Gjykatës dhe paralajmëruan protesta më masive të martën.

Kundër vendimit është shprehur edhe kryetari i SHGM-së Naser Selmani.

Lajme të ngjashme

Back to top button