Jankullovska e kënaqur nga konkursi i policisë ku shumë kandidat nuk u pranuan

Edhe pse vetëm 18,5% nga 400 policët e pranuar në konkursin e fundit për policë janë shqiptarë, Ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska vlerëson se kjo reflekton përqindjen reale të popullsisë shqiptare në Maqedoni. Gjatë ceremonisë së betimit të policëve të rinj, Ministrja e Brendshme tha se është e kënaqur që ka respektuar përfaqësimin e drejtë dhe adekuat gjatë përzgjedhjes së kandidatëve për policë.

“Struktura etnike e kësaj gjenerate të efektivëve policorë e reflekton përbërjen etnike të Maqedonisë”, u shpreh Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

LEXO: Shumë kandidat shqiptarë bien nga konkursi për polic, nga 400 pranohen vetëm 76 

Lajme të ngjashme

Back to top button