Google, App. që përkthen përmes ekranit të smartphone

Një aplikacion i ri qe i shtohet atij ekzistues se Google Translate, do te mundësojë përkthimin e menjëhershëm ne ekran te ne fraze ne gjuhe tjetër.

Nëse je me pushime ne një vend te huaj, apo ulesh ne një restorant dhe nuk kupton gjuhen e menusë, shikon një njoftim po ashtu ne gjuhe te huaj dhe nuk e kupton permbajtjen, tani nuk përbën me një problem. Një aplikacion i ri “Word Lens” i Google qe i shtohet atij ekzistues Google Translate do ta beje edhe me te thjeshte orientimin kudo qe te ndodhemi.

Për këtë, do te mjaftonte inkuadrimi ne ekranin e smartphone te asaj qe është e shkruar dhe duam qe ta përkthejmë, dhe menjëherë do te shfaqet ne ekran, e përkthyer, përmbajtja e frazës. Kjo gjë do te mundësohet edhe ne ato raste kur ne zone nuk ka internet, si dhe pa nevojën e klikimit.

Për momentin, mundësia e përkthimit te menjëhershëm do te jete i mundur vetëm mes gjuhëve anglisht, frëngjisht, italisht, spanjisht, rusisht dhe gjermanisht.

Ndërkohë me pare kemi treguar se Google ka mundësuar edhe përkthimin simultan te një bisede mes dy personave qe janë duke bashkëbiseduar ne gjuhe te ndryshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button