Pas Oscarit, Rita nominohet për Brit Award, rivalizon ishin

Rita Ora mund të fitojë çmimin e parë të saj Brit Award, por për këtë duhet të mposhtë rivalët përfshirë ish-të dashurin, Calvin Harris.

Këngëtarja shqiptare është nominuar në të njëjtën kategori me DJ-n skocez për çmimet e famshme britanike.

Ajo ka fituar nominim në kategorinë Singli më i Mirë me këngën “I Will Never Let You Down”, një këngë që është shkruar dhe prodhuar pikërisht nga Harris.

Në anën tjetër, Calvin Harris po ashtu është nominuar me një tjetër këngë të njëjtën kategori, me hitin e vitit të vitit të kaluar “Summer”.

Nominimi i Ritës në Brit u zbulua mbrëmë, menjëherë pasi ajo kishte fituar nominim edhe për Oscar (lexoni më shumë për këtë duke klikuar këtu).

Rita dhe Calvin i dhanë fund lidhjes qershorin e kaluar. Këngëtarja shqiptare mund të “detyrohet” ta falënderojë ishin edhe publikisht, nëse fiton, pasi ai ishte producenti i këngës së saj. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button