fbpx

Rrëmujë në autostradën Shkup-Tetovë, policia ka përndjekur një furgon (FOTO)

Dramë e vërtetë ka ndodhur sot në autostradën Shkup-Tetovë, ku si në filma policia ka ndjekur për më shumë se një orë një furgon nga Kumanova.

Sipas informatave të policisë, që në Kumanovë policia ka tentuar ta ndalojë furoginin për një kontrollë rutinore mirëpo vozitësi i furgonit ka refuzuar të ndalojë dhe ka ikur me shpejtësi të madhe.

Menjëherë pas kësaj, policia ka filluar përndjekjen nëpër autostradë deri në fshatin Zhelinë kur më në fund e kanë arritur furgonin.

Vozitësi nuk është ndalur pasi që në furgon ka pasur një grup me emigrantë nga më shumë shtete. Policia i ka dërguar në stacion në Shkup emigrantët ndërsa do të ngritet padi për vozitësin e furgonit.

Policia duke përndjekur furgonin
Policia duke përndjekur furgonin
Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close